Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Termi “Persona të Zhdukur me Forcë” e pengon Serbinë, çështja e të pagjeturve mbetet pezull (VIDEO)

NULL NULL
nga Drin Demiri 08.12.2022 20:15

I kaluari dështoi të nënshkruhej.

Andaj, në Prishtinë, Miroslav Lajçak, këtë herë solli dokumentin e ri për çështjen e personave të zhdukur, në të cilin firmat sipas palës kosovare mund të hidhen në takimin e janarit.

Draftin e kaluar, Serbia e refuzoi për shkak të termit të përdorur, “Persona të Zhdukur me Forcë”, njofton Klan Kosova.

Nëse i riu ka ndryshim në këtë pikë, në komisionin qeveritar, zotohen se s’do ta pranojnë.

Dokumentet e kaluara në tërësi, nuk i panë familjarët e të pagjeturve. Andaj, kërkojnë që të mos hidhet nënshkrimi pa e parë këta përmbajtjen.

 

 

lajme të ngjashme