Tërmeti në Papua Guinenë e Re lë të vdekur 5 persona, qindra shtëpi shkatërrohen NULL NULL 25.03.2024 12:39 25.03.2024 12:39 Papua Guinena e Re Autoritetet në Papua Guinenë e Re thanë se të paktën pesë persona u vranë dhe qindra shtëpi u shkatërruan pas një tërmeti me magnitudë 6.9 ballë. Tërmeti goditi afër qytetit të Ambunti në rajonin e largët të Sepik Lindor, shkruan Deutche Welle në gjuhën angleze, transmeton Klankosova.tv. “Deri më tani, rreth një mijë shtëpi janë shkatërruar”, tha Guvernatori i Sepik Lindor, Allan Bird dhe shtoi se ekuipazhet e emergjencës “po vlerësonin ende ndikimin” nga një lëkundje që “dëmtoi shumicën e pjesëve të provincës”.