Tërmeti me magnitudë 7.6 ballë godet Japoninë, paralajmërimi për cunami në fuqi NULL NULL 01.01.2024 11:25 01.01.2024 11:25 Një tërmet me magnitudë 7.6 ballë goditi Japoninë perëndimore të hënën, duke shkaktuar një paralajmërim për cunami, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara dhe Agjencisë Meteorologjike të Japonisë. Tërmeti, i cili kishte një thellësi prej 10 kilometrash ndodhi rreth 42 kilometra në verilindje të Anamizu në prefekturën Ishikawa, sipas USGS. Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi një paralajmërim për cunami përgjatë rajoneve bregdetare të Japonisë perëndimore, transmeton Klankosova.tv.