Tërmeti godet Stambollin NULL NULL 11.01.2020 18:44 11.01.2020 18:44 Një tërmet me magnitudë 4.7 tronditi Stambollin të shtunën, tha autoriteti shtetëror i Turqisë për menaxhimin e katastrofave. Sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti që ndodhi në orën 16:37 me kohën lokale ishte me epiqendër në rrethin e Silivrit në Detin e Marmara në një thellësi prej 7.09 kilometra, njofton Klan Kosova. AFAD tha se ata janë duke ndjekur nga afër zhvillimet. Sipas guvernatorit të Stambollit Ali Yerlikaya, deri tani nuk janë raportuar shkatërrime ose viktima. Të gjithë ekipet mjekësore janë të gatshëm për urgjencat pas tërmetit, shkruan AA. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Spanja, Irlanda, Belgjika dhe Malta i shtyjnë liderët e BE-së të bëjnë thirrje për armëpushim 09/12/2023
Ekonomi KEDS për marrëveshjen me Elektroseverin: Historike, procesi ka qenë shumë delikat dhe sfidues 09/12/2023