Tërmet në Shqipëri NULL NULL 24.06.2025 22:13 24.06.2025 22:13 Tërmet, foto ilustruese Një tjetër lëkundje sizmike është regjistruar mbrëmjen e së martës në Tiranë, pas tërmetit 4.4 Rihter në orët e para të mëngjesit. Këtë herë, tërmeti ishte me magnitudë 3.5 ballë i shkallës Rihter, teksa lëkundjet janë ndjerë të forta në katet e larta. Siç njofton A2CNN, epiqendra e tërmetit sërish ishte mes Tiranës dhe Fushë Krujës në një thellësi fokale prej 5 km.