Tërhiqet shorti i Ligës së Kombeve, Kosova luan me Islandën NULL NULL 22.11.2024 12:29 22.11.2024 12:29 Është bërë tërheqja e shortit të UEFA Ligës së Kombeve për eliminime dhe play-off. Kosova, si e pozicionuar e dyta e Grupit 2 të Ligës C, është përcaktuar të luajë kundër Islandës. Në rast të fitores, Kosova mund të ngjitet në Ligën B. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Prishtinë më 20 mars 2025, ndërsa ndeshja kthyese do të zhvillohet në Reykjavik më 23 mars 2025. Shorti i sotëm: Liga A (faza e eliminimit) Holanda – Spanja Kroacia – Franca Danimarka – Portugalia Italia – Gjermania Liga A/B (play-off) Turqia – Hungari Ukraina – Belgjika Austria – Serbia Greqia – Skocia Liga B/C (play-off) Kosova – Islanda Bullgaria – Irlanda Armenia – Gjeorgjia Sllovakia – Sllovenia Liga C/D (play-off) Gjibraltari – Letonia Malta – Luksemburgu Kur luhen ndeshjet e eliminimit dhe play-off-ët e rënies/ngritjes së UEFA Ligës s Kombeve? Ndeshjet e play-offit për Ligën B/C dhe Ligën A/B, si dhe çerekfinalet e fazës eliminatore, janë planifikuar të zhvillohen në mars 2025. Ndeshjet e para janë caktuar për të enjten, më 20 mars, ndërsa ndeshjet e kthimit të dielën, më 23 mars. Playoff-et e Ligës C/D janë planifikuar për të enjten, 26 mars dhe të martën, 31 mars. Gjysmëfinalet e eliminimit do të zhvillohen më pas në pushimin e mëpasshëm ndërkombëtar në qershor 2025, me ato lojëra të planifikuara për 4-5 qershor. Finalja është të dielën më 8 qershor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.