Tërhiqet Berisha: Bashkë me “Plisat” do ta emërojmë u.d. të kryetarit të “Prishtinës” NULL NULL 17.01.2026 18:58 17.01.2026 18:58 Bekë Berisha nuk do të jetë më kryetar i Sigal Prishtinës. Ai ka thënë se së bashku me “Plisat” dhe kryesinë e klubit do të emërohet një ushtrues detyre i kryetarit. Në një konferencë për media, Berisha tha se e ka pothuajse të pamundur ta ushtrojë detyrën të cilën e kishte pranuar me shumë dëshirë. “Do ta zgjedhim një ushtrues detyre. Nga aspekti legal dhe ligjor, duhet ta marrim vendimin dhe ta emërojmë një ushtrues detyre të presidentit të klubit. Ky do të jetë propozim i grupeve të tifozëve dhe dashamirëve, të cilin duam ta respektojmë. Unë, në bashkëpunim me klubin, do ta emëroj atë deri në momentin kur ta jap betimin për deputet. Megjithatë, klubi do t’u përkasë dashamirëve, ndërsa unë e kam pothuajse të pamundur ta ushtroj këtë detyrë”, ka thënë ai, raporton EO. Berisha u emërua kryetar i klubit “bardhekaltër” më 14 janar, ndërsa dorëheqja e tij është bërë tri ditë më pas. Edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit para dy ditësh në një reagim ka thënë se Bekë Berisha duhet të zgjedhë ose të jetë deputet ose kryetar i klubit pasi përbën konflikt interesi. Ka pasur përplasje të shumta ndërmjet tifo-grupit “Plisat” dhe kryesisë së vjetër. Pakënaqësitë e “Plisave” kanë qenë të ashpra edhe pas emërimit të Bekë Berishës si kryetar i ri i klubit. /EO