Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tërheqja e investimeve: Kosova bëhet me vlerësim kreditor (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 30.04.2024 20:54

Kosovës iu hap edhe një derë në tregun ndërkombëtar.

Si rezultat shteti më i ri në Evropë, për herë të parë, këto ditë mori vlerësimin kreditor sovran nga agjencia globale “Fitch Ratings”.

Zyrtarizimi i kësaj arritjeje u bë të martën, e për kryeqeveritarin kosovar Albin Kurti, kjo është pasaportë e vendit për tërheqje të financimeve nga jashtë.

Rezultati, për Kurtin, erdhi falë angazhimit serioz në ekonomi nga qeveria që drejton.

Vlerësimin BB-, Prishtina zyrtare e mori pas partneritetit me USAID-in. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme