Ter Stegen, zëvendësues i Edersonit? NULL NULL 16.07.2025 21:40 16.07.2025 21:40 Sipas burimeve të Diario AS, Manchester City janë të interesuar për transferimin e portierit gjerman të Barcelonës, Marc-André ter Stegen, në rast se Ederson largohet nga klubi gjatë kësaj vere. Kalimi i mundshëm i Edersonit drejt Arabisë Saudite ka detyruar City-n të shqyrtojë opsione të nivelit të lartë për ta zëvendësuar, dhe Ter Stegen është në krye të listës. Vetë gjermani është në hall me Barcelonën, pasi katalunasit po duan ta largojnë pas një dekade te klubi.