Tentuan të udhëtonin me pasaporta të falsifikuara, arrestohen dy shtetas turq në Aeroport NULL NULL 10.07.2025 08:54 10.07.2025 08:54 Dy shtetas të Turqisë janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” nën dyshimin për falsifikim dokumentesh. Të dy rastet janë evidentuar mëngjesin e 9 korrikut 2025, rreth orës 08:00, gjatë kontrollit të dokumenteve në pikën e kontrollit kufitar ajror, transmeton Klankosova.tv. Sipas raportit policor, një burrë shtetas i Turqisë është kapur në përpjekje për të udhëtuar me një pasaportë në emër të një personi tjetër. Në një rast të ndarë, edhe një grua, gjithashtu shtetase e Turqisë, tentoi të kalojë me një pasaportë franceze që nuk ishte në emrin e saj. Me vendim të prokurorit të Shtetit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale “Falsifikim i dokumentit”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj pret në takim Rohden, diskutojnë për zgjidhjen e bllokadës institucionale 4 orë më parë