Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tentoi të fikte zjarrin në tokën e tij, vdes i moshuari

NULL NULL
10.08.2024 20:27

Një 75-vjeçar në Durrës ka humbur jetën teksa tentonte të fikte zjarrin e vendosur në tokën e tij. Ngjarja ka ndodhur në Sukth teksa i moshuari kishte ndezur një zjarr në tokën e tij për të djegur mbetjet e prodhimeve bujqësore.

Si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur dhe 75-vjeçari në përpjekje për të fikur zjarrin është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Ky është rasti i tretë, edhe të paktën dy persona të tjerë kanë humbur humbur jetën gjatë kësaj vere, në përpjekje për të vënë nën kontroll zjarret e ndezura në toka bujqësore, shkruan A2Cnn.

 

lajme të ngjashme