Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tentohet të grabitet një barnatore në Skenderaj, arrestohet një i dyshuar

NULL NULL
05.12.2024 10:43
Foto ilustruese, vjedhje
Foto ilustruese, vjedhje

Një barnatore dyshohet se u mundua të thyhej gjatë ditës së mërkurë në Skenderaj.

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë një burrë, gjersa gjatë kontrollit i kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator me nëntë fishekë, një leve metalike, një sprej dhe një maskë të zezë, transmeton Klankosova.tv.

“Njësiti policor ka dalë në vendngjarje pasi që ka  marr informatën se është duke u thyer një barnatore. Policia ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, gjatë kontrollit  i janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator  me 9 fishekë, një leve metalike për hapjen e dyerve, një sprej, një maskë të zezë. I njëjti pas  intervistimit,  me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

lajme të ngjashme