Tentime pambarim për konstituim, nis seanca e 40-të NULL NULL 01.07.2025 11:20 01.07.2025 11:20 Ka nisur seanca e 40-të në tentativë për ta bërë funksionale legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës. Seanca mbahet një ditë pas raportimeve se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i ftojë liderët e partive politike në takime në ditët në vijim. Kjo është konfirmuar për Klankosova.tv edhe nga Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes. “Presidentja pret që partitë e përfaqësuara në Kuvend ta zbatojnë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditësh, siç ka kërkuar Gjykata”, deklaroi ai për Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.