Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tentim-vrasje në Pejë, Miftar Dobraj ende në arrati

NULL NULL
23.04.2025 09:21

Një rast i të shtënave me armë zjarri ka ndodhur dje në Pejë.

I dyshuar në këtë rast të tentim-vrasje është Miftar Dobraj, i cili është ende në arrati.

Ai kishte shtënë në drejtim të Dardan Manaj – i njohur si “Manilla”.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, tha për Klankosova.tv se po punohet intensivisht për arrestimin e të dyshuarit.

“Jemi duke punuar intensivisht për arrestimin e tij”, deklaroi ai për Klankosova.tv.

Kjo ngjarje ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme mes palëve.

Lidhur me rastin Klankosova.tv ka raportuar ditën e djeshme.

Konflikt mes dy familjeve: Djali i viktimës që u gjuajt sot kishte tentuar ta vrasë të dyshuarin

lajme të ngjashme