Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Breshëri plumbash drejt automjetit në lëvizje, mbrëmë pati një tentim-vrasje në Pejë

NULL NULL
10.12.2023 18:45
POLICIA
Foto ilustruese. Policia

Një rast i tentim vrasjes ka ndodhur mesnatën e së dielës në Pejë.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 01:25, një person ka raportuar në polici se derisa po lëvizte në rrugën Pejë-Rozhajë, vetura e tij ishte goditur nga plumbat”, tha Gashi.

Ai theksoi se policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arritur që t’i gjejnë edhe disa gëzhoja.

“Personat e dyshuar janë në kërkim. Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë””, theksoi ai.

lajme të ngjashme