Tensionohet protesta në Shqipëri, policia shtyn deputetët e PD-së NULL NULL 13.02.2023 18:21 13.02.2023 18:21 Qytetarët që janë mbledhur sot para Kuvendit të Shqipërisë, në protestën e ftuar nga opozita, i kanë bërë thirrje punonjësve të policisë që të dorëzojnë kapelet dhe uniformat dhe t’i bashkohen nismës së tyre. Megjithatë situata është tensionuar pasditen e sotme, transmeton klankosova.tv. Në foto shihen uniformat blu teksa shtyjnë deputetët e Partisë Demokratike. Mes brohërimave, protestuesit thërrasin njëzëri: ‘Rama ik’!, transmeton klankosova.tv. ”Policia, dorëzoni uniformat, dorëzoni kapelet, bëhuni me qytetarët, ne jemi këtu. Rama ik!”. ”Poshtë diktatura, poshtë komunizmi, Rama ik! Ai nuk është parlamenti i shqiptarëve por i kriminelëve. Këtu vendin shqiptarët! Rama ik!”, thërriste njëri, sipas syri.net.