Tensionet, Biden thotë se Putin mund të “futet” me ushtri në Ukrainë NULL NULL 19.01.2022 23:59 19.01.2022 23:59 Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se mendon që homologu i tij rus, Vladimir Putin, do të “futet” në Ukrainë. I pyetur në një konferencë shtypi në lidhje me kërcënimin e një pushtimi rus, ai tha “Unë mendoj se Putin do të hyjë brenda, ai do të bëjë diçka”. Por, ai paralajmëroi se udhëheqësi rus do të paguante një “çmim serioz dhe të shtrenjtë” për “testimin” e Perëndimit. Moska e mohon planifikimin për të sulmuar apo pushtuar, por vlerësohet se i kanë vendosur rreth 100 mijë ushtarë në kufirin me Ukrainën. Rusia i ka bërë një sërë kërkesash ndaj qeverive të perëndimit, duke përfshirë atë se Ukraina nuk duhet t’i bashkohet kurrë NATO-s dhe se aktivitetet ushtarake të aleancës mbrojtëse duhet të kufizohen në shtetet anëtare, përfshirë Poloninë. Bisedimet midis Perëndimit dhe Rusisë javën e kaluar nuk arritën një përparim, disa nga kërkesat e Moskës u refuzuan, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.