Tenistja kosovare shpallet kampione në Maqedoni NULL NULL 12.04.2021 17:27 12.04.2021 17:27 Morea Dreshaj si pjesë e Klubit të Tenisit të Pejës, është shpallur kampione në kategorinë e topave të portokalltë. Turneu që është mbajtur të dielën në Kumanovë, ka pasur dy kategori atë me topa të kuqe dhe portokalli,raporton Klubi i Tenisit të Pejës, transmeton Klan Kosova. Morea në mes të 16 vajzave, është shpallur kampione me as një lojë të humbur. Me 17 dhe 18 prill në kuadër të Federatës së Tenisit të Kosovës, do të zhvillohet turne Peja ROG Open 2021 në tre kategori të topave atë të kuq, portokalli dhe gjelbër. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.