Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tenistja flet pas aksidentit vdekjeprurës

NULL NULL
02.07.2017 12:00

Venus Williams ka thyer heshtjen pasi u përfshi në një aksident vdekjeprurës me makinë, në Florida, muajin e kaluar.

Tenistja 37-vjeçare shfrytëzoi Facebook-un për të treguar se sa “zemërthyer” është ajo, pasi një 78-vjeçar vdiq nga ky aksident, transmeton Klan Kosova.

“Unë jam shkatërruar dhe zemërthyer nga ky aksident. Ngushëllimet e mia të përzemërta shkojnë tek familja dhe miqtë e Jerome Barson dhe vazhdoj t’i mbaj ata në mendimet dhe lutjet e mia”, shkroi Venus.

Gjatë kësaj jave, policia e Floridës tha se Venus është në faj për aksidentin për “shkeljen e së drejtës së rrugës” të shoferit tjetër.

lajme të ngjashme