Ten Hag: Një klub si Unitedi duhet të jetë në Ligën e Kampionëve NULL NULL 02.04.2023 11:44 02.04.2023 11:44 Trajneri Erik ten Hag ka thënë se një klub si Manchester United duhet të luajë në Ligën e Kampionëve. Ten Hag ka pasur sukses në “Old Trafford” që kur iu bashkua në verën e vitit 2022, duke ia fituar klubit trofeun e parë që nga viti 2016, si dhe një çerekfinale evropiane dhe një gjysmëfinale të Kupës FA. Megjithatë, ai nuk do të jetë i kënaqur nëse nuk kualifikohen në Champions League në sezonin e ardhshëm, transmeton Klankosova.tv. “Ta bëjmë të qartë një gjë, ne duhet të luajmë futboll në Ligën e Kampionëve”, tha Ten Hag. “Një klub si Manchester United duhet të luajë në Ligën e Kampionëve. Kështu që nuk ka asnjë keqkuptim”. “Sigurisht, ne jemi më interesantë kur jemi në Ligën e Kampionëve, por kur nuk jemi, ne jemi akoma tërheqës për lojtarët. Unë e kam vërejtur këtë vitin e kaluar kur nuk ishim në Ligën e Kampionëve, por dua të them mendimin tim. Ne duhet të jemi në Ligën e Kampionëve”, u shpreh ai. United ende mund të kualifikohet duke përfunduar në top katërshen e Premier League, ose duke fituar Ligën e Evropës.