Temperaturat mbi 35°C në zyra, KPK dhe Zyra e Kryeprokurorit reagojnë për kushtet e rënda NULL NULL 07.07.2025 13:33 07.07.2025 13:33 Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) kanë ngritur shqetësime lidhur me gjendjen në Pallatin e Drejtësisë, ku për shkak të mosfunksionimit të sistemit të ftohjes dhe temperaturave ekstreme, ambientet e Prokurorisë së Apelit dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë janë bërë të papërshtatshme për punë. Sipas tyre, temperaturat brenda zyrave kanë arritur mbi 35°C, duke rrezikuar shëndetin dhe mirëqenien e punonjësve dhe duke pamundësuar zhvillimin normal të punës, njofton Klankosova.tv. Në këtë situatë, KPK dhe ZKPSH i bëjnë thirrje Kryeprokurorëve të këtyre dy prokurorive që të marrin masa brenda kompetencave të tyre, përfshirë reduktimin e orarit të punës, deri në përmirësimin e kushteve. Ata theksojnë se ndonëse janë bërë kërkesa të përsëritura ndër vite për ndërhyrje, nuk është marrë asnjë përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme, e cila ka përgjegjësi për mirëmbajtjen e objektit të Pallatit të Drejtësisë. “I bëjmë thirrje të qartë dhe të drejtpërdrejtë MPB-së që të ndërmarrë masa të menjëhershme dhe efektive për përmirësimin e kushteve elementare të punës, në mënyrë që të garantohen siguria dhe mirëqenia e punonjësve të sistemit prokurorial”, thuhet në reagimin e përbashkët të KPK-së dhe ZKPSH-së në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 23 minuta më parë
Kosova Përfshihen nga zjarri disa zona të fshatit Temeqinë dhe Ngucat të Malishevës 38 minuta më parë