Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Temperaturat javën e ardhshme deri në 37 gradë, apelohet për kujdes për fëmijë e të moshuar

NULL NULL
29.06.2025 16:46
Foto ilustruese, mot me diell
Foto ilustruese, mot me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme pritet të mbajë mot i kthjellët dhe me diell.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin në mes 10 dhe 17 gradë, ndërsa maksimalet midis 28 dhe 37 gradë Celsius.

“Apelojmë për kujdes të shtuar ndaj rrezeve të diellit, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me ndjeshmëri ndaj temperaturave të larta”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Të hënën, temperaturat maksimale do të lëvizin nga 29 deri në 33, kurse të martën nga 28 deri në 32 gradë Celsius.

“Të mërkurën moti parashihet me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 16°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin ndërmjet 29 deri 33°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s”.

“Të enjten, moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht mbi relievin malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16°C, kurse maksimalet do të arrijnë nga 31 deri në 35°C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga verilindja”, thuhet në njoftimin e IHMK-së, transmeton Klankosova.tv.

Kurse, e premtja do të jetë dita më e nxehtë e javës, ku temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 në 18 gradë, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin midis 32 dhe 37 gradë Celsius.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.