Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Temperaturat e larta, policia në Pejë me apel: Shmangni ndezjen e zjarreve

NULL NULL
02.07.2025 08:36
Zjarret në male, foto: Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.

Policia e Pejës ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë apo lajmërojnë autoritetet për çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në raste të tilla të zjarrvënieve.

Ky apel vjen pas temperaturave të larta që kanë kapluar vendin dhe përvojave nga vitet e kaluara, transmeton Klankosova.tv

“Policia e Kosovës do të ndërmerr masa ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme”.

“Apelojmë tё tё gjithё qytetarët tё rajonit tё Pejёs, qё maksimalisht tё jenё tё kujdesshёm nё çdo aktivitet qё mund tё shkaktoj zjarre gjatё përdorimit si (shkrepsa, cigare, grilla, zjarre nё natyrё etj)”, thuhet mes tjerash në apel, transmeton Klankosova.tv

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.