Telekom Slovenia anulon shitjen e IPKO-s NULL NULL 04.11.2020 10:46 04.11.2020 10:46 Telekom Slovenia ka njoftuar të martën se ka anuluar shitjen e kompanisë së telekomunikacionit IPKO “Procedura u përmbyll pa zgjedhjen e një blerësi dhe IPKO Telecommunications LLC do të mbetet pjesë e Grupit Telekom Slovenije,” tha kompania sllovene në një deklaratë të shkurtër, pa dhënë detaje të mëtejshme. Telekom Slovenia bën me dije se aktivitetet i kishte vendosur në shitje në korrik 2019, duke thënë se ishte në përputhje me strategjinë e grupit 2019-2023 e cila përfshin mundësinë e konsolidimit të mëtejshëm përmes zgjerimit. Ajo u bë pronari i vetëm i IPKO Telecommunications në mars 2018, pasi bleu pjesën e mbetur prej 6.89% të kompanisë që nuk e kishte tashmë, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Kurti dikur Rugovën e quajti kolaboracionist, është dashur të kërkojë falje para se t'i shkonte te varri" 7 orë më parë
Kosova Sot nënshkruhet marrëveshja historike mes Kosovës dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes (VIDEO) 7 orë më parë