Telat e rrymës e djegin traktorin në Sopijë NULL NULL 07.07.2015 15:01 07.07.2015 15:01 Rreth orës 09:50 të së martës në një rrugë të fshatit Sopijë të Suharekës ka shpërthyer zjarr në një traktor i cili ishte i ngarkuar me kashtë. Sipas policisë, shkaktar i shpërthimit të zjarrit thuhet të jenë përçuesit elektrik të cilët e kanë prekur ngarkesën duke krijuar shkëndija e më pas kashta ka marrë flakë. Raportohet se në këtë rast nuk ka mundur të shpëtohet as traktori me rimorkio, ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe ekipi i KEDS-it. Policia po e heton rastin, me ç`rast pritet të sqarohet nëse telat e rrjetit nuk kanë qenë të vendosur në lartësinë e duhur apo pasoja ka ardhur nga mbingarkesa dhe pakujdesia e traktoristit, transmeton Klan Kosova.