Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Telashet me tenderin: QKUK-ja nga nesër pa roje? (VIDEO)

NULL NULL
23.06.2025 20:33

Punëtorët e sigurimit të QKUK-së tash e tri ditë nuk janë të uniformuar dhe kanë mbetur pa kontratë pune e pa operatorë ekonomik.

E gjithë kjo po ndodhë pasi që OShP në fundin e majit ka marrë vendim që QKUK ta shkëput kontratën me kompaninë e cila e kishte fituar këtë tender përmes procedurës së negociuar në mars të këtij viti.

Ky proces ka rrjedhur si shkak i ankesave të operatorëve tjerë ekonomik në OShP dhe rasti tani ka kaluar në gjykatën komerciale pas ankimimit të ish-kompanisë fituese të sigurimit.

Për këtë rast nuk ka ende vendim nga gjykata tash e tri javë, anise sipas QKUK-së do të duhej të trajtohej me prioritet dhe brenda pak ditësh.

Megjithëkëtë, sindikata e sektorit privat tashmë ka një plan për 280 punëtorët e sigurimit fizik.

Vlera e kontratës së negociuar e nënshkruar me kompaninë e sigurimit  “Skyfterat”, ka qenë afro 750 mijë euro, teksa vlera e parashikuar ishte 1 milion e 50 mijë euro.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.