Telashet e brendshme të FNK-së, bëhen ndërkombëtare (VIDEO) NULL NULL nga Endrit Zogaj 13.12.2022 19:39 nga Endrit Zogaj 13.12.2022 19:39 Kosova po përfaqësohet në një garë noti në Australi. Në krye të ekipit është Astrit Haliti, kryetari i cili nuk pranohet nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve. E drejtuesit që pretendojnë se janë legjitim dhe janë licencuar nga MKRS-ja, po e quajnë ilegal ekipin që po e përfaqëson vendin në Australi. Kryesia e Federatës së Notit të Kosovës e ka angazhuar një avokat për ta denoncuar, Astrit Halitin i cili aktualisht është duke e përfaqësuar Kosovën në Kampionatin Botëror të Notit në Melbourne të Australisë me dy garuesit, Martin Muja e Hana Bejiqi. I kontaktuar nga Klan Kosova, Astrit Haliti nga Australia i hedhi poshtë akuzat e drejtuesve të rinj të FNK-së. Federata e drejtuar nga Besnik Halili, i cili ishte prezent në konferencë, është ankuar në Federatën Ndërkombëtare të Notit në lidhje me veprimin e Astrit Halitit. Sipas tyre, ende nuk kanë marrë një përgjigje.