Teksas: Gjarpri ua ndërpreu energjinë elektrike 16 mijë konsumatorëve - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Teksas: Gjarpri ua ndërpreu energjinë elektrike 16 mijë konsumatorëve

NULL NULL
17.05.2023 19:24
stacioni i rrymes

Zyrtarët e një kompanie energjetike në Teksas të ShBA-së thanë se rreth 16 mijë klientë mbetën pa energji elektrike kur një gjarpër rrëshqiti në një nënstacion dhe ra në kontakt me pajisjet.

Matt Mitchell, zëdhënës i Austin Energy, tha se ndërprerja filloi rreth orës 13:00 të martën.

“Ndërhyrja nga jeta e egër mund të rezultojë në ndërprerje të energjisë”, shkroi Austin Energy në Twitter. “Sot një gjarpër u zvarrit në një nga nënstacionet tona dhe ra në kontakt me një qark të elektrizuar”

Kompania tha se energjia ishte rikthyer për të gjithë klientët e prekur deri në orën 14:00.

Mitchell shtoi se jeta e egër është shpesh fajtore për ndërprerjet, por ketrat janë autorë shumë më të shpeshtë se gjarpërinjtë.

Tani kompania është në procesin e instalimit të gardheve elektrike të tensionit të ulët rreth nënstacioneve për të mbajtur jashtë zvarranikët që rrëshqasin.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.