Teatri Kombëtar dha premierën e dytë brenda dy javësh (FOTO) NULL NULL 09.12.2022 21:08 09.12.2022 21:08 Teatri Kombëtar i Kosovës e ka dhënë premierën e dytë brenda dy javësh. Për publikun u dha shfaqja “MOLLY” e regjisores Sibel Abdiu, shfaqje kjo që trajton përjetime të personave me aftësi të kufizuara, e cila luhet me dy akte dhe tregon historinë e personazhit Molly, transmeton Klan Kosova. Në këtë shfaqje luajnë aktorët: Verona Koxha, Afrim Muçaj, Bujar Ahmeti, me kompozitor Albin Sopa, artist vizual Lulzim Luigji Bejta dhe inspiciente Nazmije Krasniqi. Në premierë i pranishëm ishte edhe ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku. Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka shpallur vitin 2022, vit të personave me aftësi të kufizuara. klankosova.tv