Të veshur me stil, Rita dhe Taika fotografohen rrugëve të Nju Jorkut NULL NULL 04.05.2024 12:03 04.05.2024 12:03 Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi kanë marrë vëmendje gjatë një dalje që kanë pasur në Nju Jork. Dyshja u fotografuan të veshur me shumë stil. Rita Ora ishte veshur me një xhaketë dhe pantallona lëkure të kuqe. Ajo u fotografua në Nju Jork të premten derisa po dilte për drekë me bashkëshortin e saj Taika Waititi. Këngëtarja 33-vjeçare ka mahnitur me veshjen të cilën e ka shoqëruar me geta të zeza të tejdukshme dhe çizme të zeza deri në gjunjë, shkruan Daily Mail, përcjell Klankosova.tv Derisa, bashkëshorti i saj Taika, kishte veshur një bluzë të zezë, xhinse të errëta dhe një palë patika të bardha.