Të verbrat kërkojnë mundësi për vende pune NULL NULL 16.10.2015 12:12 16.10.2015 12:12 Blind woman traveling with white cane Komiteti i Grave të Verbra të Kosovës ka defiluar sot në katër sheshet e Prishinës me rastin e fillimit të javës së personave të verbër. Kryetara e këtij komiteti, Bajramshahe Jetullahu tha se kërkojnë nga Qeveria që ta implementojë më shumë ligjin për këtë kategori të shoqërisë pasi sipas saj deri më tani është respektuar vetëm dhënia e pensionit për ta që 120 euro. Ato dolën në shesh edhe për të kërkuar nga institucionet qendrore mundësi për vende pune, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.