Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të vegjëlit në vend të deputetëve

NULL NULL
01.06.2015 13:41

Nxënës nga shtatë regjione të vendit janë ulur sot në ulëset e deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga ku edhe i shprehën brengat e tyre.

Gjatë simulimit të kësaj seance plenare që u bë me rastin e shënimit të 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, këta të fundit folën për kushtet nëpër shkolla  dhe shumë çështje të tjera.

Po në këtë ditë, fëmijëve  iu drejtua me një fjalim edhe kryekuvendari, Kadri Veseli.

Kreu i legjislativit kërkoi nga të vegjëlit që të mos ngurrojnë dhe që t`i kërkojnë të drejtat e tyre pasiqë sipas tij fëmijët janë e ardhmja e vendit, transmeton Klan Kosova.

Veseli i porositi poashtu fëmijët  që të punojnë sa më shumë në mënyrë që Kosova të zhvillohet e ndërtohet ashtu siç e dëshirojnë të gjithë.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.