Të shtëna me armë zjarri në rrugën Prishtinë-Pejë, një i plagosur NULL NULL 17.05.2019 22:06 17.05.2019 22:06 Danger on the road. Blue flasher on the police car at night. Sot rreth orës 19:00 është plagosur një person në rrugën Prishtinë-Pejë (saktësisht në një pompë derivatesh), si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Dyshohet se pas të shtënave me armë zjarri drejt viktimës, personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, transmeton Klan Kosova. “Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që hetuesit policorë kanë identifikuar personat e dyshuar dhe janë në kërkim të tyre”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtina, Flora Ahmeti. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025