Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë

NULL NULL
06.04.2025 09:21
Foto ilustruese

Një rast i të shtënave me armë zjarri ka ndodhur në orët e vona të së shtunës në fshatin Lipovec të Gjakovës.

Policia i është përgjigur menjëherë rastit, ku në vendin e ngjarjes kanë hasur edhe personin e dyshuar.

Organet e rendit, e kanë gjetur edhe një pistoletë dhe një gëzhojë.

“Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë transmeton Klankosova.tv.

Rasti është iniciuar si “Përdorim i armës”.

lajme të ngjashme