Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë (VIDEO)

NULL NULL
18.09.2022 23:27
Policia
Policia

Një rast me të shtëna nga arma e zjarrit ka ndodhur në Fushë Kosovë.

Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha.

Hoxha tha se dyshohet se është shtënë në drejtim të një automjeti.

Ai theksoi se është duke u punuar intensivisht për zbardhjen e rastit.

“Në vend të ngjarjes kanë dalur njësitet relevante policore, përfshirë ato të Reagimit të Shpejtë, dhe Njësia e Hetimeve. Sipas informacioneve fillestare dyshohet se në drejtim të një automjeti është shtënë me armë zjarri.Policia është duke kryer hetimet intensive dhe janë duke u trajtuar dëshmi në lidhje me rastin për të zbardhur rrethanat e këtij incidenti kriminal” – theksoi Hoxha.

Bashkangjitur i gjeni pamjet e publikuara të vendit të ngjarjes nga Indeksonline:

https://indeksonline.net/te-shtenat-me-arme-ne-fushe-kosove-pamje-nga-vendi-i-ngjarjes-deklarohet-policia/

 

lajme të ngjashme