Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të shtëna me armë zjarri në Bjeshkën e Strellcit, tre të arrestuar

NULL NULL
10.07.2025 16:14
Foto ilustruese

Tre persona janë arrestuar nga policia, pasi dyshohet se të njëjtit kanë gjuajtur me armë zjarri në Bjeshkën e Strellcit.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes ku janë gjetur dhe sekuestruar 14 gëzhoja të kalibrit 9 milimetër, transmeton Klankosova.tv.

Pas intervistimit të të dyshuarve, në koordinim me prokurorin e shtetit janë kryer bastisje në shtëpitë e të dyshuarve, ku janë gjetur dhe konfiskuar:

– një armë pistoletë Sig Sauer mod.365 kal: 9 mm dhe dy karikatorë;

– një armë pistoletë Stoeger kal: 9 mm dhe një karikator;

– një armë pistoletë ZVS kal: 9mm dhe një karikator;

Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё Shtetit, janë liruar ne procedurë të rregullt.

lajme të ngjashme