Të shtëna me armë zjarri afër Liqenit Artificial në Tiranë NULL NULL 16.04.2025 20:40 16.04.2025 20:40 Veturë e Policisë së Shtetit. Foto: Policia e Shtetit / ilustrim Të shtëna me armë zjarri dyshohet se kanë ndodhur afër zonës së Liqenit Artificial në Tiranë të Shqipërisë. TCh shkruan se dyshohet që ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të momentit, teksa njëri prej të përfshirëve ka shtënë me armë. Poashtu raportohet se ekipet e Policisë së Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes, por ende nuk dihet nëse ka të plagosur.