Të shtëna me armë pas mesnate në Prishtinë, konfiskohen tetë gëzhoja NULL NULL 27.06.2025 09:29 27.06.2025 09:29 Të shtëna armësh janë raportuar mesnatën e së enjtes në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë. Policia në raportin 24 orësh të saj njofton se është duke e hetuar rastin, njofton Klankosova.tv. “Njësitet policore pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e konfiskuar tetë gëzhoja”. “Nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale, ndërsa lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti duke u hetuar”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Elezi liston tri arsye pse situata për Vidovdanin këtë vit është më e ndjeshme (VIDEO) 10 minuta më parë