Të shtëna me armë në Strellc të Deçanit, plagoset një person NULL NULL 25.04.2025 09:27 25.04.2025 09:27 Sot rreth orës 06:40, në fshatin Strellc të Deçanit janë raportuar të shtëna me armë zjarri në drejtim të një personi, transmeton Klankosova.tv. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa i plagosuri është dërguar fillimisht në QKMF-Deçan e më pas në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor. Njësitet relevante policore janë ende në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv. zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Driton Rugova.