Të shtëna me armë në Shtime, arrestohet 68-vjeçari NULL NULL 16.12.2024 14:22 16.12.2024 14:22 Foto ilustruese e arrestimit. Në Mollopolc të Shtimes është raportuar për të shtëna me armë. Sipas policisë, i dyshuar është një 68-vjeçar, i cili edhe është shoqëruar në stacionin e policisë, transmeton Klankosova.tv. “I dyshuari ka pranuar se me datën 14.12.2024 e kishte përdorur armën e zjarrit , të cilën më pas e ka dorëzuar. Me vendim të prokurorit të shtetit është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar armë e zjarrit ( pistoletë), për të cilën posedon leje”, thuhet në raportin e policisë.