Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person NULL NULL 15.06.2025 08:30 15.06.2025 08:30 Policia e Kosovës Një burrë është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri nga dritarja e shtëpisë së tij, duke shkaktuar kështu rrezik të përgjithshëm. Policia thotë se ka siguruar video-incizimin si dëshmi e të shtënave, transmeton Klankosova.tv. “I dyshuari m/k dyshohet se nga dritarja e shtëpisë se tij ka shtënë me armë zjarri. Njësitet policore kanë siguruar edhe video incizim si dëshmi e të shtënave. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar ne mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.