Të shtëna armësh në një ndejë futbolli në Kaliforni, katër të vdekur NULL NULL 18.11.2019 10:20 18.11.2019 10:20 Të paktën dhjetë persona u qëlluan me armë dhe katër prej tyre u vranë në një festë ku po shikohej futbolli në Fresno, në Kaliforni. Viktimat ishin në një mbledhi familjare dhe me miq në oborrin e një shtëpie kur një i dyshuar i panjohur u afrua dhe hapi zjarr, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova. Policët shkuan në shtëpi pasi morën thirrje të shumta rreth orës 8 të mëngjesit, ku raportohej për të shtëna Zëvendëshefi i Policisë në Fresno, Michael Reid, ka bërë të ditur se katër burra, të moshës 25-30, kanë vdekur pas të shtënave. Një i lënduar u transportua në Qendrën Mjekësore Rajonale të Komunitetit, ku po merr trajtimet e nevojshme mjekësore. Pesë viktima të tjera u dërguan në CRMC me plagë jo të rrezikshme me armë zjarri, tha Reid. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj kujton masakrën e Deçanit e Klinës: Kosova në vijë më ushtritë e NATO-s, nderi më i madh për të rënët 12 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila: S'jemi në situatë të jashtëzakonshme që duhet medoemos të shkojmë në zgjedhje 14 minuta më parë