Të shtëna armësh në drejtim të një shtëpie dhe veture në Prishtinë NULL NULL 27.06.2024 11:05 27.06.2024 11:05 Foto ilustruese, shiriti i policisë Një person ka raportuar në polici se dikush ka shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë dhe veturës së tij. Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar, njofton Klankosova.tv. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij dhe veturës së tij. Rasti nën hetime”, thuhet tutje në raport.