Të shokuar kolegët e Gjyljetës: Veçohet për njerëzillëkun e saj në punën që kreu mbi 20 vite (VIDEO) NULL NULL 16.04.2024 18:32 16.04.2024 18:32 Petrit Loci- drejtor i Shëndetësisë në Pejë Vrasja e Gjyljeta Ukellit, ka lënë të shokuar e pikëlluar, kolegët e saj ku ajo ushtronte profesionin e asistentes dentare në QKMF-në e Pejës. Mbi këtë rast, është deklaruar Petrit Loci, drejtori i Komunës së Shëndetësisë në Pejë, ndërsa dhe ka rrëfyer për kohën kur të dy ishin kolegë, detyrë të cilën ajo e kryente për mbi 20 vite, transmeton klankosova.tv. ”Një humbje tragjike. Ishte një ngjarje jashtëzakonisht e vështirë për kolegët që kanë punuar me të. Por dhe për gjithë qytetin. Lajmin e kam marrë nga nëpunësit. Ka qenë shokuese edhe për faktin se ishin edhe orë të mëngjesit”. ”E ndjera Gjyljetë ka punuar për më shumë se dy dekada si asistente stomatologjike, një punë për më shumë se 20 vjeçare e saj. Nga të gjithë kolegët, asistentë, stomatologë, veçohet përkushtimi i saj për punën, butësia dhe njerëzillëku karshi kolegëve dhe pacientëve të cilëve u ka shërbyer gjithë këto vite që po flasim”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi: Kënaqësi që mora pjesë në hapjen e ekspozitës së fotogazetarit Blerim Uka 2 orë më parë
Kosova Arrestimi i shtetasit serb për planifikim të vrasjes, Prokuroria po tenton të zbulojë edhe ndonjë të dyshuar tjetër 2 orë më parë