Të rinjtë kosovarë pjesë e garës më të madhe për Microsoft Office Specialist “MOS”

Të rinjtë kosovarë pjesë e garës më të madhe për Microsoft Office Specialist “MOS”

NULL NULL
3 years më parë

Kosova për herë të parë do të ketë mundësinë të përfaqësohet si shtet në SHBA, konkretisht në garën më të madhe për Microsoft Office Specialist “MOS”.

Fillimisht, UBT në bashkorganizim me organizatën ndërkombëtare Certiadria, zhvilluan një garë të tillë në nivel vendi, ku mbi 300 të rinjë të talentuar të moshës 13 deri në 22 vjet, nga të gjitha qytetet e Kosovës, kanë aplikuar dhe kanë demonstruar njohuritë dhe aftësitë e tyre në përdorimin e aplikacioneve të Microsoft-it.

Prej tyre, 30 kandidatë kanë arritur në fazën e fundit të garës dhe do të testohen në finalen e madhe që do të mbahet në UBT, më 29 maj 2019, me fillim nga ora 10:00.

Në finalen e kësaj gare do të identifikohen katër kandidatët më të suksesshëm që do ta përfaqësojnë vendin në Garën Botërore “MOS”, që mbahet në New York të SHBA-ve. Atje, garuesit kosovarë do të përfitojnë përvoja të paharruara, njëherësh do të kenë mundësinë që të fitojnë tri vendet e para dhe të shpërblehen financiarisht dhe me bursa.

Gara për Microsoft Office Specialist “MOS” mbahet për 14 vjet me rradhë, në të cilën marrin pjesë qindra të rinj nga e mbarë bota.