“Të parandalohen zjarret në deponitë e mbeturinave”, Agjencia e Mjedisit me apel NULL NULL 10.07.2025 09:38 10.07.2025 09:38 Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit e Kosovës ka bërë thirrje për marrjen e masave të menjëhershme për parandalimin e zjarreve në deponitë urbane të mbeturinave në Kosovë Sipas kësaj agjencie, me rritjen e temperaturave gjatë muajve të verës, rreziku për shpërthimin e zjarreve në deponitë e mbeturinave është shumë i lartë. Prandaj, kjo agjenci vjen me apel për marrjen e masave të menjëhershme parandaluese nga të gjitha institucionet përgjegjëse. “Zjarret në deponi përbëjnë rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin, siç u dëshmua edhe nga rasti i fundit i zjarrit në deponinë e Elbasanit në Shqipëri”, theksohet mes tjerash në thirrjen e saj, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj pret në takim Rohden, diskutojnë për zgjidhjen e bllokadës institucionale 4 orë më parë