Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të paktën shtatë të vdekur nga përmbytjet në Korenë e Jugut

NULL NULL
09.08.2022 07:19

Të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe nëntë të tjerë janë lënduar si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm që goditën disa pjesë të kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seul.

Reshjet e dendura të së hënës mbrëma përmbytën rrugët, stacionet e metrosë dhe shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike në të gjithë qytetin dhe provincat fqinje.

Disa zona panë shkallën më të lartë të reshjeve në 80 vjet, tha agjencia meteorologjike e Koresë.

Zyrtarët e motit parashikojnë se reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe për disa ditë, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, disa pjesë të Seulit, qytetit port perëndimor të Incheon dhe provincës Gyeonggi që rrethon Seulin, shënuan reshje shiu prej mbi 10 cm në orë, të hënën në mbrëmje.

Ndërkohë, rrethi Dongjak i Seulit regjistroi më shumë se 141.5 mm shi në orë – shkalla më e lartë që nga viti 1942, sipas Agjencisë Meterologjike të Koresë (KMA).

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.