Të paktën 44 të vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gazën qendrore, sipas mjekëve NULL NULL 17.02.2024 20:04 17.02.2024 20:04 Arkiv: Njerëzit duke qajtur për një fëmijë që u vra nga një sulm ajror izraelit në Deir al-Balah, Gaza, më 17 shkurt. Fotografia: Ali Jadallah/Anadolu/Getty Images Të paktën 44 palestinezë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën për shkak të sulmeve ajrore izraelite në lagje të shumta në Deir al-Balah në qendër të Gazës të shtunën, thanë mjekët nga Spitali i Martirëve Al-Aksa dhe Spitali Al-Awda. Videoja e siguruar nga CNN nga Al-Aqsa tregon fëmijë të plagosur në mesin e atyre që janë dërguar me urgjencë për trajtim, dhe trupa të pajetë të mbështjellë me rroba në dyshemenë e spitalit, duke përfshirë një foshnjë të vdekur, transmeton Klankosova.tv. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se goditën të shtunën një sërë “qendra komanduese dhe kontrolli operacionale” të Hamasit në Gazën qendrore. IDF-ja tha se avionët e saj goditën objektivat e Hamasit në lagjet Nuseirat dhe Deir al-Balah. Të paktën 28 mijë e 858 palestinezë janë vrarë, dhe 68 mijë e 667 janë plagosur në Gaza, që nga 7 tetori kur nisën sulmet izraelite, tha Ministria e Shëndetësisë e vendit. Izraeli vlerëson se rreth 10 mijë militantë të Hamasit janë vrarë që nga 7 tetori.