Të paktën 14 fëmijë dhe një mësues vdiqën pas të shtënave në një shkollë në Teksas NULL NULL 1 month më parë 1 month më parë Katërmbëdhjetë nxënës dhe një mësues humbën jetën pas të shtënave në një shkollë fillore në Teksas. Sipas guvernatorit të Teksasit, Greg Abbott, autori i armatosur ishte një 18-vjeçar që jetonte në zonë. Të shtënat ndodhën në qytetin Uvalde, rreth 133 km nga San Antonio, qyteti i shtatë më i madh i Amerikës. Abbott tha se sulmuesi përdori një pistoletë dhe ndoshta një pushkë gjatë të shtënave, edhe pse kjo ende nuk është konfirmuar, përcjell Klankosova.tv Autori u qëllua për vdekje, ndërkaq dy oficerë u goditën gjithashtu gjatë shkëmbimit të armëve, por nuk u plagosën rëndë.