Të paktën 117 të vdekur nga përmbytjet në Nigeri NULL NULL 30.05.2025 22:18 30.05.2025 22:18 Ka shkuar në 117 numri i të vdekurve pas përmbytjeve të mëdha në Nigeri, tha një zyrtar i emergjencave, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova. Njoftimet e mediave që citojnë zyrtarë të qeverisë lokale thanë se shembja e një dige e ka përkeqësuar situatën. Ibrahim Hussaini, kreu i Agjencisë Shtetërore të Menaxhimit të Emergjencave, deklaroi se rreth 3,000 shtëpi ishin nën ujë në dy komunitete.